ITALI - Një rrjet italo-shqiptar për trafikimin e lëndëve narkotike që vepronte kryesisht në zonën e Breshias në qytetin fqinj është shkatërruar gjatë ditës së sotme nga ana e policisë italiane, pas 4 vite hetimesh.
Janë 22 kg kokainë, 11 kg heroinë, 84 kilogramë mariuanë dhe 250.000 euro të sekuestruara nga operacioni i nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga efektivët e Breshias të cilët në bashkëpunim me policinë e Milanos, Firences e qyteteve të tjera. 120 efektivë policie janë mobilizuar për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande duke bërë të mundur vendosjen në pranga të 10 prej tyre, 5 prej të cilëve shqiptarë, 2 tunizianë dhe 3 italianë.
Dy shqiptarë të moshave 33 dhe 37 vjeçarë janë arrestuar në Novara. Një tjetër 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në rajonin e Breshias, ndërsa një 30-vjeçar është kapur në Padova. Ndërkohë që i pesti prej shqiptarëvetë arrestuar, , 46 vjeçar, është ndaluar në Cuneo.
Mediat italiane bëjnë se hetimet ndaj anëtarëve të këtij grupi kanë nisur prej vitit 2014, duke u finalizuar ditën e sotme me sekuestrimin e 22 kg kokainë, 11 kg heroinë, 84 kilogramë mariuanë dhe 250.000 euro.
Ещё видео!