Nxënësit shqiptarë rezultojnë nën nivelin mesatar, sa i përket dijeve që marrin në shkolla. Një raport i fundit i OECD-së për edukimin e të rinjve dhe aftësitë e tyre mësimore në shkenca ka marrë në studim 125.000 nxënës 15-vjeçarë nga 52 vende. Sipas kategorive, performanca në lëndët shkencore është më e ulët sesa mesatarja e vendeve të OECD-së, ndërsa në lexim janë thujase në nivelin mesatar. Sipas gjinisë vajzat janë shumë më të mira në mësime se djemtë, madje edhe për të punuar në grup së bashku për të zgjidhur problemet. Mesatarisht në të gjithë vendet vajzat kanë 1.6 herë më shumë gjasa se djemtë të zgjidhin problemet dhe të lexojnë më mirë, por edhe të jenë bashkëpunuese, thënë ndryshe djemtë kanë 1.6 herë më shumë gjasa se vajzat të kenë arritje të ulta. Vendet me nxënësit me nivel më të lartë janë ata të Japonisë, Finlandës në Evropë dhe Kanadasë, por dhe ata të Amerikës së Veriut dhe kontinenti Australian. Një tjetër gjetje pozitive ishte edhe ajo për nxënësit që ndjekin mësimet e edukimit fizik ose luajnë sporte në përgjithësi. Ata kanë një qëndrim më pozitiv në sjellje dhe janë bashkëpunëtorë, pra ndihmojnë nxënësit e dobët.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!