[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pas këtij shpërthimi të fuqishëm kjo është ajo çka mbeti nga pallati 7 katesh në rrugën e Elbasanit. Pas disa tentativave, INUK arriti të rrëzonte ndërtesën sikur të mos kishte qëne më parë. Prishja e objektit ishte njoftuar nga Inspektoriati Urbanistik që një ditë më parë, si një ndërtesë pa leje. Tentativa e parë për shpërthimin e komanduar nisi në orën 15.00, për të vijuar edhe me dy prova të tjera, të cilat rezultuan të pasuksesshme. Për zhvillimin e këtij operacioni, policia mbajti të bllokuar prej 3 orësh aksin rrugor që të çon në rrugën e Elbasanit. Për këtë shpërthim u hapen 180 gropa duke vendosur në çdo kat eksploziv. INUK e bllokoi tërësisht ndërtesën 7 kateshe, një objekt me dy kate nën tokë dhe 5 mbi tokë, si të paligjshme. Specialistet ndërtimor hodhën poshtë pretendimet e pronareve se objekti është në proces legalizimi, pasi kërkesa për certifikate pronësie nuk ishte pranuar për shkak se trrualli ishte zaptuar në vitin 1996. Shembja e kësaj ndërtese me tritol është e dyta në kryeqytet, dhe e katërta në të gjithë vendin. Në 20 tetor u shemb nëpërmjet shpërthimit një ndërtesë 4 kateshe pa leje pranë Fakultetit Ekonomik. Shpërthimi shkatërroi në mënyrë të pjesshme ndërtesën ndërkohë që shembja përfundimtare u bë me makineri të rënda. Një javë me vonë nëpërmjet shpërthimit me eksploziv është shembur një ndërtesë 7 kateshe pa leje në Vlore, në zonën e Skelës. Këtë herë shpërthimi e shembi totalisht ndërtesën. Ndërsa të tjetër shpërthimi shëmbi pjesërisht kompleksin Jon serish në Vlorë. Shqetësimi i qytetareve për ndërtimet pa leje u duk qartë edhe tek faqja "Stop rrenimit.com" në të cilën numri i denoncimeve deri më tani ka shkuar në 1044, por fluksi i denoncimeve tashme është më i ulët se në fillim.
Ещё видео!