MALIQ- Ditën e sotme banorët e fshatit Orman dhe Rembec në Korçë kanë dalë në protestë për ujin e pijshëm që mungon prej vitesh. Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit duke ndaluar qarkullimin e mjeteve. Këto dy fshatra kanë afërsisht 5000 banorë dhe kanë thënë se do të bllokojnë edhe rrugën nacionale madje edhe shkollën.
Banorët e fshatrave, Orman dhe Rrembec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej dekadash. Report Tv vetëm pak ditë më parë solli këtë problematikë të banorëve në bashkinë e Maliqit. Problemi i ujit e ka shoqëruar prej kohësh këtë fshat, por gjatë muajve të verës situata është bërë më alarmante.
Në lidhje me këtë situatë të ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Maliqit duke thënë se fshati Orman ka prej më shumë se tre javësh që nuk furnizohet me ujë të pijshëm. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu ka deklaruar se bashkia është në dijeni të këtij problemi dhe mbështet ankesat e qytetarëve por investimi është shumë i kushtueshëm dhe duhet ndërhyrje nga qeveria pasi vetë fondet e bashkisë nuk janë të mjaftueshme. Topçiu ka thënë se ky investim kap një shumë prej 200 milion lekësh dhe është e papërballueshme.
Ещё видео!