Vota e lirë është kushti i vetëm dhe i panegociueshëm që ka ish-kryeministri Berisha për daljen nga situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
“Kushti i vetëm që mund të pranohet menjëherë është vota e lirë, nëse nuk pranohet ky kusht asnjë gjë tjetër. Nëna e nëna të të gjitha problematikave në Shqipëri është shkelmimi i votës së lirë. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve. Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë.”
Pranon se është në diskutime me të gjithë deputetët rebelë të Lulzim Bashës që i kërkojnë atij dorëheqjen, teksa respekton mendimin e Grida Dumës që refuzoi t’i bashkohet deputetëve të Komisionit të Rithemelimit.
“Respektoj mendimin e cilitdo. Kam komunikim me të gjithë deputetët dhe jam i hapur me të gjithë.”
Ndërkaq Nënkryetari i dorëhequr, Agron Gjekmarkaj u pa në kafenenë e parlamentit me deputetet mbështetës të Berishës, Edi Paloka e Flamur Noka, që Basha i ka përjashtuar nga partia.
Në zgjedhjet e 6 Marsit, Shtëpia e Lirisë e drejtuar nga ish-Kryeministri Berisha fitoi 1 nga 5 bashkitë dhe u rendit forcë e dytë në 4 të tjera.
Tv Klan
#SaliBerisha
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!