NATO ka lëshuar një paralajmërim drithërues për luftë botërore pas fjalimit të vladimir Putinit që e shtyu botën në momentin më të rrezikshëm që nga fillimi i pushtimit të ukrainës. Jens Stoltenverg, tha se grabitja e paturpshme e tokave ukrainase nga ana e Putinit, nuk do ta ndalojë NATON në mbështetjen e palëkundur për ukrainën. Shefi i NATO-s tha se lëvizja më e fundit e Putinit e kishte cuar botën një hap më pranë armagedonit bërthamor. “Putin ka mobilizuar qindra e mijëra trupa të tjera, ka lëshuar paralajmërime bërthamore të papërgjegjshme dhe tani në mënyrë të paligjshme aneksoi më shumë toka ukrainase”, tha Stoltenberg. “Së bashku, të gjitha këto përbëjnë përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës. NATO riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë e ukrainës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.
Ndërkohë, vetëm pak momente pas fjalimit të Putinit, ukraina zyrtarisht paraqiti aplikimin për anëtarësim në NATO.
Katër rajonet e aneksuara nga rusia mbilojnë një sipërfaqe prej 90 mijë km katror ose rreth 15 për qind të ukrainës, përmasa të afërta këto me sipërfaqen e hungarisë apo portugalisë. Dhe lëvizja e putinit ka ndezur frikën se mund të lëshojë një sulm bërthamor për të mbrojtur të ashtuquajturat territore ruse.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#TopChannel
Ещё видео!