Shqiptarja.com renditet e para nga 4 gazetat me të rëndësishme të tregut shqiptar për pasqyrimin e çështjeve të integrimit.
Në një studim të forumit të politikave të integrimit "Eu Policy Hub", në katër të përditshmet kryesore, Shqiptarja.com, Gazeta Mapo, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, janë shkruar 2012 artikuj për integrimin europian gjatë 6 muajve të parë të 2016-s.
Studimi është mbështetur dhe nga Fondacionet Soros e Friedrich Ebert.
Në vend të parë renditet Shqiptarja.com me 585 artikuj.
Kjo gazetë kryeson dhe përsa i përket lajmeve të para që hapin gazetën, që i referohen pikërisht BE-së dhe integrimit europian. Plot 61 të tillë në 6 muaj.
Megjithatë në median shqiptare raportimi rreth integrimit lidhet kryesisht me vizitat e titullarëve të lartë të unionit ose deklaratat e tyre mbi krizat politike shqiptare.
Ещё видео!