#oranews #lezhe #granada #arestim
Admir Zogaj, është vënë në pranga nga policia gati 5 muaj pasi sulmoi me një granate një person në fillim të muajit prill, në një restorant në lagjen "Besëlidhja", të qytetit të Lezhës.
46 vjecar banues, në Manati, u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Fitili”, pasi policia thotë se mori informacion për vendndodhjen e tij.
Sipas dosjes hetimore objektiv i sulmit ishte 36 vjeçari Sokol Pepushaj, ndaj të cilit Admir Zogaj hodhi një ndezës granate.
Shpërthimi shkaktoi panik dhe dëme materiale në restorant, ku të pranishmit ishin të shumtë, por fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar.
Pas ngjarjes 36-vjeçari Pepushi është larguar pa njoftuar policinë, por u arrestua disa orë më vonë dhe ndaj tij është ngritur akuza "Moskallëzimi i krimit".
Ndërsa Admir Zogaj, tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzat " Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!