Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Flakë në Det”. Burime nga grupi hetimor bëjne me dije për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj se nga Lugina e Patokut dyshohet të jetë nisur mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Po ashtu në sallën e gjyqit për caktimin e masave të sigurimit për 6 të arrestuarit prokurori i çëshjtes Vladimir Mara ka pretenduar se hashashi do të shkëmbehej më të njëjtën vlerë parash me heroinë dhe kokainë. Hetuesit kanë dyshimë se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në det të jetë nisur nga Turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal të zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë ku do të bëhej shkëmbini i drogës. 4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të zi për velierën me emrin “Nilua” në mënyrë që të zbulojë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Gjatë operacionit policia dhe SPAK sekuestruan dy pistoleta dhe fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabis që u hodh në det nga të dyshuarit.
Ещё видео!