#oranews #komisonisigurise #debatenekomision #flamurnoka
Agresioni iranian ndaj sistemit TIMS dhe portaleve qeveritare ka shkaktuar debate në komisionin e sigurisë ndërmjet deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Kërkesa e demokratit Flamur Noka që seanca dëgjimore me nëndrejtorin e SHISH të zhvillohej e hapur edhe për imediat, nuk është pranuar nga socialistët me argumentin që ky raportim përmban elementë të sigurisë kombëtare.
Nasiv Naço: Ne nuk jemi këtu han me dy porta që mund të nxjerrim informacione tepër sekrete siç e tha drejtuesi i shërbimit.
Flamur Noka: Irani sot ka në dorë çdo të dhënë sekrete dhe josekrete të shtetit dhe të qytetarëve shqiptar. Se shteti ishte lakuriq ishte i zhveshur, ishte i pambrojtur. Por drejtuesi i maxhorancës Nasiv Naço nuk është mjaftuar vetëm me largimin e kamerave por ju ka kërkuar edhe deputetëve që të fikin celularët dhe ti dorëzojnë ato pranë stafit të kuvendit. Kërkesë që ka shkaktoi fyerje nga ana e opozitës. Nasiv Naço: Faleminderit 5 minuta pushim seanca do të vijojë me dyer të mbyllura. Tani bëhuni gati dorëzoni dhe celularët.
Flamur Noka: Mirë paratë se paratë i keni rrujt si qeveri, të gjitha do ti dorëzojmë celularët këpucët, çfarë të doni ju.
Pas seancës me dyer të mbyllura Noka zbuloi që përfaqësuesi i SHISH nuk dha asnjë informacion më shumë se ato që janë bërë publike.
Flamur Noka: Të gjitha gjërat u konfirmuan. Fakti që janë hakeruar prej 14 muajsh, sistemet janë dhe drejt konfirmimit të informacionit që dhe hakerat qeveritar kanë ndërhyrë për të hakeruar të dhëna sekrete të lidhjeve të drejtuesve të policisë apo të dhënave me kanale të ndryshme të trafikut a krimit. Në nj kohë kur kuvendi zien nga akuzat për sulmin kibernetik më herët kreu i qeverisë Rama i shkoi në zyrë presidentit Begaj. Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua pa praninë e mediave.
Pavarësisht se të dyja institucionet nuk japin detaje nga takimi kërcënimi iranian ndaj vendit tonë ka shqetësuar të gjithë drejtuesit e institucioneve në vend. Por pavarësisht agresionit ndaj sistemit TIMS apo protaleve qeveritare Bajram Begaj nuk ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!