Një shqiptar emigrant në Francë është ekzekutuar në mes të Strasburgut mëngjesin e kësaj të mërkure. Detajet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende për t’u zbardhur, megjithatë pistat e deritanishme fokusohen tek larje hesapesh për përfshirje të mëparshme në situata kriminale.
Sipas mediave vendase, shqiptari 60 vjeçar ndodhej në Strasburg në momentin kur dy persona të paidentifikueshëm qëlluan në drejtim të tij me breshëri plumbash. Në trupin e 60 vjeçarit janë gjetur dy plumba, një në kokë e tjetri në zemër, të dy në një pozicion fatal të cilët i kushtuan jetën shqiptarit, ende të paidentifikuar.
Menjëherë pas ngjarjes dy autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur, ndërkohë efektivët e policisë franceze janë vënë në ndjekje të tyre. Ende nuk ka emra konkretë, të cilët dyshohen për përfshirje në ekzekutim, megjithatë po hidhet dritë mbi të shkuarën e tij dhe detajeve që mund të identifikojnë dy atentatorët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#France#Policia#TopChannel
Ещё видео!