Në seancën e sotme plenare, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka komunikuar anëtarët e Kryesisë së re të Partisë Demokratike. Bazuar në dokumentin që ajo lexoi, kryetari i PD-së ligjore ka autorizuar në krye të grupit parlamentar të PD-së Flutura Açkën.
“Me propozim të kryetarit të partisë vendoset përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD: Flutura Açka nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit. Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu Sekretar, Oriola Pampuri Zëdhënëse. Firmosur nga kryetari Lulzim Basha i grupit”, njoftoi Nikolla.
Një komunikim i tillë, shkaktoi debate të ashpra me Gazment Bardhin i cili e ka mbajtur më parë postin e kreut të grupit parlamentar.
“Nuk i drejtohesh dot askujt si kryetar i PD, nëse ty të vjen dokument me emër të grupit parlamentar të PD-së ti nuk thërret anëtarë të PS për ta marrë në shqyrtim, por dokumentacionin e vë në dispozicion të deputetëve opozitare. Sot kryetarja e Kuvendit është qesharake”, u shpreh Bardhi.
Ky i fundit i hodhi akuza Nikollës se ka ndryshuar listën e diskutuesve në shkelje flagrante të Rregullores.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!