Katër persona janë arrestuar nga policia e Peqinit të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 65 kg kanabis sativa.
Sipas policisë, droga u zbulua në një automjet tip BMW X5 me targa AA 006 KY, që drejtohej nga Asllan Muka 38 vjeç. Gjatë operacionit të koduar "Transportuesi", u arrestuan edhe 3 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Ata janë Fidel Osma 23 vjeç, Amarildo Braçe 29 vjeç dhe Mario Hoxholli 23 vjeç.
Automjetoi BMW X5 shoqërohej nga një tjetër makinë që drejtohej nga 23-vjeçari Fidel Osma. Policia sekuestroi edhe 5 celularë dhe 2670 Euro.
Të arrestuarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ещё видео!