Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, Bashkimi Evropian është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë, duke nxitur reagimet e të dërguarve amerikanë dhe evropianë si dhe të opozitës në shtëpi. Gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ministrja Gërvalla tha se çështja thelbësore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë. “Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në bllok dhe pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, BE-ja është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”, tha Gërvalla. Përgjatë fjalimit të saj ajo shtoi se Evropa nuk ka asnjë histori suksesi në përpjekjet për të parandaluar luftërat. “Ne kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk po përpiqemi ta përdorim BE-në si arkë. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë evropiane”, tha ministrja Gërvalla.
I dërguari amerikan, Gabriel Escobar tha se ndryshe nga ministrja Gërvalla, mendon se “gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.
I dërguari evropian Miroslav Lajçak në anën tjetër tha se Bashkimi Evropian është larg të qenit i përkryer por “është më i miri që kemi.
Edhe përfaqësues të opozitës në Kosovë kritikuan fjalimin e ministres Gërvalla duke e cilësuar “të papërgjegjshme” deklaratën e saj për BE-në.
“Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, shkroi në rrjetet sociale nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
“Të mjerë dhe të rrezikshme” e ka cilësuar gjendjen diplomatike të Kosovës, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike, Sibel Halimi. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, shkroi mes tjerash se “më e pakta që do të duhej, është një deklaratë e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo që ka thënë Ministrja e Jashtme, nuk është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës”.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#TopChannel
Ещё видео!