Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë ndaj Denis Arrilës, autor i dyshuar i vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Halili.
Seanca gjyqësore ndaj 28 vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesohej nga gjyqtarja Ermira Dedja.
Burime pranë gjykatës bëjnë më dije se autori përmes avokatit të tij ka pranuar krimin dhe ka sqaruar se zanafilla e konfliktit ishte një debat banal mes tij dhe viktimës, ndërsa po luanin në një kalçeto.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja automatiku model 56, si dhe celulari i viktimës. Indrit Halili u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në lagjen “Mehallë e re”, mbrëmjen e 5 nëntorit.
Mbi Arrilën rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. Pas masës së sigurisë ai është dërguar në burgun e “Shën Kollit” në Lezhë.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!