Siç u paralajmërua një ditë më parë nga Kryetari Lulzim Basha, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një padi për energjinë. Ishin dy nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj që shkuan në institucionin e Prokurorisë së Posaçme për të dërguar kallëzimin.
Padia është bërë ndaj administratorit të OSHEE, Ardian Çela; Ergys Verdhos si administrator i KESH dhe Erina Rexhepit me detyrë administratore e furnizuesit të tregut të lirë.
Selia blu i akuzon për shpërdorim detyre, korrupsion dhe moskallëzim të krimit. Dy deputetët folën për mediat pasi dolën nga SPAK dhe i bënë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të veprojë.
“Sollëm emrat e tre drejtueseve të enteve publike. I bëjmë thirrje drejtësisë së re që të ngrihet në lartësinë që i takon. Të mos lerë asnjë zyrtar që të përdorë pushtetin”, tha Tabaku.
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Rama ka vënë në dorë edhe SPAK.
“Nuk ka ndodhur sepse një dorë e ka zënë për fyti drejtësinë. Edhe këtë seli. Është dora e Edi Ramës. Do duhej ta fillonin vetë procedimin penal, e filluam ne. Ky është detyrim politik, juridik, qytetar mbi të gjitha”, tha Alibeaj.
Lulzim Basha ka deklaruar më parë se kriza në Shqipëri është prej korrupsionit dhe jo prej energjisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!