Dritëhijet e investimit strategjik ‘Jahte Marina Durrës’ ndezën debate të forta në emisionin ‘Top Story’ nën drejtimin e Grida Dumës. Marrëveshja e qeverisë për portin e Durrësit u cilësua nga opozita si një aferë korruptive, pas të cilës fshihen kompani offshore, me pronësi të dyshimtë.
Deputeti Gazmend Bardhi drejtoi gishtin e akuzës tek dy ministri kur tha se asnjë punim nuk do të bëhet në Durrës për aq kohë sa Kushtetuesja nuk ka folur ende.
Duke folur me gjuhën e shifrave, gazetarja Ola Xama paraqiti një tablo financiare që bie ndesh me deklaratat e kryeministrit Rama.
Më shumë se 800 mijë metër katrorë tokë do i dhurohen investitorit strategjik për të ndërtuar portin e ri të Durrësit. Kalimi me procedurë të përshpejtuar i kësaj marrëveshjeje në Kuvend dhe pyetjet e mbetura pa përgjigje nga qeveria, bëri që opozita ta çonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopStory#Porti
Ещё видео!