14 vjecari Valentino Tozaj i cili u kap me armë zjarri dhe me një sasi municionesh luftarake u lirua nga qelia e paraburgimit me vendim të gjykatës së shkallës së parë Vlorë, e cila vendosi masën e lehtë detyrim paraqitje për të miturin.
Avokatja mbrojtëse e tij Xhoana Hyka u shpreh se togat e zeza e morën një vendim të tillë mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.
Babai I të miturit, i cili në momentin e arrestimit të të birit mohoi që arma të ishte e tij, falenderoi institucionet pas përfundimit të seancën gjyqsore, që sipas tij parandaluan një ngjarje kriminale. Bardhosh Tozaj i bëri thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë dicka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë.
Seanca gjyqësore u zhvillua në prani të të miturit dhe psikologut. 14 vjecari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për Tik Tok.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vlorë#TikTok
Ещё видео!