Vjosa Osmani do t`i drejtohet të mërkurën Parlamentit Europian, e para presidente e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur që e bën një gjë të tillë. Osmani e mban fjalimin e saj me ftesë të Presidentes së PE-së, Roberta Metsola.
Nga presidenca e Kosovës pohojnë se në fjalën e saj përpara eurodeputetëve, ajo do të fokusohet tek “arritjet e Kosovës dhe tek rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa do të përcjellë gjithashtu mirënjohjen e qytetarëve kosovarë për mbështetjen e Parlamenti Europian ka ofruar që nga vitet 90. Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani, zhvillon takime me Metsolan dhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, si edhe me përfaqësues të Këshillit të Europës. Kosova aplikoi një vit më parë për anëtarësim në këtë organizëm, dhe prillin e këtij viti, kërkesa e saj mori dritë jeshile.
Pro anëtarësimit të Kosovës votuan 2/3 e anëtarëve të Komitetit Ministror të Këshillit të Europës, ndërsa kërkesa është dërguar tashmë për diskutim e votim në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së. Nëse edhe këtu mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t'i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë. Kosova paraqiti kërkesën e saj pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo Këshilli i Europës, pas agresionit në Ukrainë. Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VjosaOsmani#RobertaMetsola#TopChannelNews
Ещё видео!