Kryeministri Rama u rikthye në studion e emisionit “Opinion” këtë të enjte në një intervistë përballë Blendi Fevziut.
Pavarësisht debatit të madh publik që shkaktoi, Edi Rama ka refuzuar edhe një herë të komentojë arrestimin e ish-aleatit të tij Ilir Meta.
“Arrestimi i paraqitjeve vetë mund të ndodhë vetëm nëse SPAK-u apo prokuroria i thërret dhe pastaj i arreston. Policia nuk lajmëron kur arreston. Kurrë, asnjëherë. Është në protokoll. Ndërkohë që pse ndodhi kështu në këtë rast dhe pse s’ndodhi ashtu në atë rast ju vazhdoni investigojeni ose komentojeni si të doni, unë nuk marr pjesë në këtë”, tha Rama.
I pyetur edhe për vendimin që vijon të mbajë në arrest shtëpie kryedemokratin Berisha, Rama i quajti hallexhinj të drejtësisë.
“Ata mund të pretendojnë çfarë të dëshirojnë, janë në të drejtën e tyre të ngrenë pretendime se janë në hall shumë të madh me drejtësinë”.
Për ministrat dhe deputetët socialistë që ndodhen pas hekurave, tha se ky është frut i drejtësisë së re që ai ka mbështetur.
“Për këtë punë është bërë Reforma në Drejtësi. Për këtë punë SPAK-u ka mbështetjen time absolute. Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu sepse këtë gjë e ka sjellë Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye”.
Kur u pyet nëse i frikësohet një përballjeje të tij me drejtësinë, Rama risolli një deklaratë të 20 viteve më parë kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Nuk ka bir nëne apo bir tjetër që mua të më dalë përpara dhe të më thotë që 1 qindarkë, e X, apo 1 qindarkë si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehaqensh”, tha Rama.
I pyetur për situatën e kriminalitetit, Rama mohon që ajo të jetë rënduar.
“Krimi në Shqipëri është më i tkurrur dhe më i zmbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi”, tha Rama.
Kryeministri komentoi edhe akuzat për udhëtimet me charter apo për biletat e ndeshjes së basketbollit në Nju Jork gjatë vizitës javën e shkuar në SHBA.
“Ajo biletë as nuk blihet, e as nuk shitet. Si Kryeministër fluturoj me avionin e posaçëm. Në çdo rast që unë fluturoj me familjen për arsye private unë marr bileta të ËizzAir, marr bileta të Air Albania si gjithë të tjerët”, tha Rama.
Të moshuarve u premtoi një bonus më të madh në fund të vitit dhe rritje graduale të pensioneve.
“Bonusi që do të jetë këtë vit minimumi do jetë i njëjtë edhe fundvitin tjetër. Dhe ndërkohë po bëjmë edhe planin e rritjes graduale të pensioneve. Po një rritje që do hapet thesi dhe do merrni 400 Euro pension minimal, nuk ekziston, nuk ndodh sepse bie shteti”.
I vendosur u shpreh edhe për anëtarësim në BE përpara dekadës.
“Shqipëria ka të gjitha mundësitë dhe ne do ta bëjmë gati që të futet në BE përpara 2030”.
Rama sqaroi edhe çështjen e krijimit të një entiteti sovran të shtetit Bektashi duke deklaruar se për të vijojnë diskutimet.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!