#eksporte #shqiperi
Në pesë muajt e parë të vitit Shqipëria ka eksportuar 11 mld Lekë më pak mallra sesa në po të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Sipas INSTAT, shitja e mallrave jashtë vendit rezulton me një rënie vjetore 5.2%. Edhe importet kanë shënuar po ashtu rënie. Blerja e mallrave nga jashtë arriti vlerën e 364 mld Lekëve, duke u ulur me -0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 167 mld Lekë, duke u rritur me 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.
Në uljen e eksporteve për këtë fillim vit kanë ndikuar grupet, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” si dhe “Prodhime druri dhe letre”.
Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia, Gjermania dhe Kina. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!