[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Prishja e ndërtimeve pa leje dhe vendosja e kontrollit mbi territorin ishte një prej premtimeve të para të kësaj qeverie. Risia e aksioneve të qeverisë ishte përdorimi i shpërthimeve me lëndë eksplozive për të shembur ndërtesat. 3 ndërtesa deri me tani janë shembur me këtë metode, një në Tirane dhe 2 në Vlore. Në 20 tetor u shemb nëpërmjet shpërthimit një ndërtese 4 kateshe pa leje pranë Fakultetit Ekonomik. Shpërthimi shkatërroi në mënyrë të pjesshme ndërtesën ndërkohë që shembja përfundimtare u be me makineri të renda. Një javë më vonë nëpërmjet shpërthimit me eksploziv është shembur një ndërtese 7 kateshe pa leje në Vlorë, në zonën e skelës. Këtë herë shpërthimi e shembi totalisht ndërtesën. Dhe shpërthimi i fundit shembi pjesërisht kompleksin "Jon" serish në Vlorë. Burime pranë INUK bëjnë të ditur se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje do të vazhdojë deri në vendosjen e plote të kontrollit mbi territorin. Shqetësimi i qytetareve për ndërtimet pa leje u duk qarte edhe tek faqja "Stop rrenimit.com" në të cilën numri i denoncimeve ka shkuar në 1044, por fluksi i denoncimeve tashme është më i ulet se në fillim.
Ещё видео!