#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 kokrra vezë
Pak kripë
Vanilje
150 gr sheqer
80 ml vaj vegjetal
1 lç lëkurë portokalli
120 ml qumësht
280 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Reçel kajsie
Në një tas përziejmë vezët me pak kripë. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë vajin, lëkurën e portokallit dhe i përziejmë duke vazhduar më pas me qumështin. (Ruajmë pak)
Shtojmë miellin pak nga pak duke e përzier me tel dore. Në fund shtojmë pluhurin pjekës dhe pak vanilje. Në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje nivelojmë ½ e brumit. Mbi të shtojmë lugë-lugë reçelin e kajsisë dhe e shpërndajmë me një stikadent. Mbulojmë recelin me pjesën tjetër të brumit dhe vendosim ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!