Nuk ka fitues në derbin mes Dinamos dhe partizanit i vlefshëm për cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Air albania Stadium sfida mes dy skuadrave të kryeqytetit u mbyll me rezultatin 1-1. Të dy golat e këtij takimi u shënuan që në pjesën e parë me Të Kuqtë që morën avantazhin. Tedi cara në minutën e 25 përfitoi nga një pasiguri e Simonit pas gjuajtjes së Markut për të dërguar topin në rrjetë. por në minutat e fundit të këtij 45 minutëshi, dinamo fitoi një 11 metërsht dhe kapiteni agim Ibraimi nuk gaboi nga oika e bardhë dhe shënoi golin e barazimit 1-1. Në pjesën e dytë skuaadrat i patën rastet e tyre me Malën e Kallakun nga njëra anë dhe Ibraimin në anën tjetër, por pa sukses dhe rezultati deri në fund të 90 minutëshit mbeti 1-1 dhe cështja e kualifikimit do të diskutohet në ndeshjen e kthimit.+
teuta u përball me borën, të ftohtin dhe mungesën e përkohshme të ujit në dhomat e zhveshjes në korcë, megjithatë arriti të fitojë përballjen e parë në cerekfinalen e Kupës ndaj skënderbeut me rezultatin 1-0. Sfida filloi me vonesë, ndërkohë që fusha e lojës ishte e mbuluar nga petku i bardhë i borës kështu që në fushën e lojës u përdor topi i kuq. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me skuadrat që në minutat e para nuk bënë shumë, por që me kalimin e minutave filluan të sulmonin portat respektive. Pas pushimit të ndeshjes Teuta u shfaq më kërkuese në lojë teksa krijoi raste me Aleksin apo Dajën dhe në minutën e 61 Hebaj konkretizoi këto përpjekje të skuadrës së drejtuar nga Arapi duke shënuar në portën korcare. pak caste më vonë Teuta shënoi edhe një gol tjetër me Acquah, gol që anulohet për një pozicion jashtë loje. në minutat e mbetura, situata nuk ndryshoi dhe rezultati mbeti 1-0 për Teutën që në këtë mënyrë hedh një hap para drejt gjysmëfinales së kompeticionit
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Teuta#Skenderbeu#TopChannel
Ещё видео!