Spitali i ri i Laçit do të përfundojë brenda 4 muajsh. Teksa inspektoi punimet, kreu i qeverisë kërkoi që kjo ndërtesë të përfundojë para afatit.
“Për sa përfundon? Për 4 muaj. Duhet të përfundojë më shpejt me këtë teknologji”.
Spitali i ri do të shërbejë edhe si shërbim urgjence, përveç pavioneve të veçanta. Rama u ndal edhe tek lagjia e re që po ndërtohen në këtë qytet.
“Si po ecën procesi? Po vijon ndërtimi me pallatet e reja do lidhen edhe me spitalin”.
Në Laç ishte këtë të martë edhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili foli për afatet e punimeve.
Paralelisht procesi i rindërtimit po vijon edhe në Durrës, ku Kryeministri Rama u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve në Sukth. Në total në këtë njësi janë 90 banesa individuale për t’u rindërtuar, 30 prej të cilave janë në proces.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!