TIRANË - Investimi i parave të fituara nga trafiku i kokainës në biznese të ndryshme, ishte dhe kamuflimi i disa prej të arrestuarve në operacioni “Xibraku” ku Policia e Shtetit sekuestroi një laborator kokaine në periferi të Elbasanit si dhe arriti të bllokojë sasi të konsiderueshme droge.
A1Report sjell pamje nga ndërtimet e kryera në Orikum të Vlorës nga kompania “AIN shpk”, kompani e krijuar në vitin 2008 nga Gentian Gjonaj nga Vlora i arrestuar në bandën e laboratorit të Kokainës.
Në këtë kompani rezulton si aksioner me 20% të kuotave edhe Klemend Kolaneci i cili njihet si dhëndri i ish-diktatorit Enver Hoxha, gjithashtu i arrestuar në aksionin “Xibraka” të policisë shqiptare, Interpol dhe Europol.
Këto pallate janë ndërtuar midis shëtitores dhe qendres administrative ne Orikum nga Kompania e ndërtimit “AIN SHPK” e cila ka selinë e saj kryesore në këtë rrugë në Orikum të Vlorës, dhe në 2012, Gentjan Gjonaj ka hapur një seli të dytë të kompanisë së ndërtimit në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Gentian Gjonaj dhe dhëndëri i Enver Hoxhës, Klement Kolaneci kanë investuar së bashku në ndërtimin e këtyre pallateve që shihni në pamje, në Vlorë. Kolaneci ka qenë pjesë e aksionerëve, duke u përfaqësuar si arkitekt i firmës “AIN Shpk”. Kolaneci, mësohet të ketë bërë projektimet e ndërtimit të pallateve në Vlorë dhe në zona të ndryshme, si në qytetin e Orikumit.
Ndërkohë që nga ana tjetër, shtetasi nga Vlora Gentian Gjonaj, ka qënë ai që ka investuar ekonomikisht, ndërkohë mbetet mister burimi i të ardhurave financiare për ndërtimin e këtyre objekteve. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!