“Keni gjëra më të rëndësishme për t’u marrë”, kështu u shpreh Alma Kaçi pas daljes nga dyert e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Ashtu si në seancën e kaluar 40 vjeçarja e cila është protagonist në videon intime me ish-krebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, kishte vendosur aksesorë, që të mos dallohej. 40 vjeçarja ishte e veshur sportive, me një kapele të errët dhe size dielli ajo nuk e mbuloi fytyrën me dosje kësaj here teksa hyri në gjykatë. Ajo dhe Safet Gjici kërkonin ndyshim të masave të sigurimit.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon lirinë nga qelia duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit dhe se vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa 40 vjeçarja prendon se është e vetmja që punon në shtëpi dhe sjell të ardhura duke qenë se nënën e ka sëmurë dhe djalin e mitur. Gjyqtarja Saida Dollani nuk i pranoi argumentat e tyre për ndryshim të masave të sigurimit. Safet Gjici do vazhdojë të qëndrojë në qeli ndërsa 40 vjeçarja në arrest në shtëpi. Alama Kaçi filmoi veten dhe Gjicin duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë së Kukësit.
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, ndërsa ish administratori i njësisë administrative Iballë, do të hetohet nën masën “arrest shtëpi”. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi ka lejuar hapjen e një segmenti rrugor rural, pa u miratuar nga institucionet përkatëse.
Prokuroria e Posaçme thotë se në kundërshtim me ligjin është hapur një rrugë 1.8 km e gjatë, me gjerësi rreth 5 m duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor. Sipas SPAK dëmi i përllogaritur shkon në 234 milionë lekë. Gjithashtu i akuzuar është dhe fadromisti që ka kryer punimet, Durim Markgjekaj, i cili ndodhet në kërkim. Ndaj tij është vendosur masa detyrim paraqitje. Hetimet ndaj ish kryebashkiakut nisën nga prokuroria e Pukës, por më pas ato iu kaluan SPAK.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!