Vitet e fundit shqiptarët po shfaqin gjithnjë e më shumë tendencën për të kaluar festat jashtë vendit. Edhe këtë vit shumë qytetarë kanë zgjedhur që natën e Vitit të Ri ta kalojnë jashtë territorit shqiptar. Duke patur një kosto më të përballueshme për ekonominë shqiptare, vendet e rajonit me dëborë, duket se dominojnë në preferencat e shqiptarëve.
Agjentja turistike: Dominon rajoni këtë vit. Kolashin dhe Mavrovë mbeten më të dedikuarat, pa lënë mënjanë Budapest, Vjenë, Pragë që kanë patur oferta këtë vit dhe shumë kërkesa.
Të festosh natën e ndërrimit të viteve me diell dhe plazh. Edhe kjo po kthehet në preferencë për shqiptarët, ku sipas agjencive turistike ka kërkesa më të larta edhe për vendet e ngrohta, ku dominon Dubai.
Agjentja turistike: Janë pak më specifike destinacionet e ngrohta, ku dominon kryesisht Dubai, ku ka shumë kërkesa. Ofron një atmosferë të mrekullueshme për natën e ndërrimit të viteve.
Këtë fundvit surprizën e bëjnë vendet ekzotike. Sipas agjencive të udhëtimeve vendet ekzotike si Kuba, Havana e Puntakana po kërkohen gjithnjë e më shumë, për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.
Agjentja turistike: Destinacionet ekzotike, siç janë Kuba, Havana, që kombinohen me Varaderon për plazh. Gjithashtu përmendim Puntakanën, që është shumë e frekuentuar. Bali është një destinacion shumë i frekuentuar dhe shumë i dashur, se nëse rezervohet në kohë, dalin çmime shumë të mira.
Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i largohen pushimeve të ofruara si paketë. Kërkesat janë të rritura për pushime individuale.
Agjentja turistike: Vitet e fundit ka patur një prirje tek paketat individuale. Shqiptarët nuk zgjedhin të shkojnë me grupe, por po preferojnë gjithnjë e më tepër të bëhen të pavarur në pushimet e tyre. E zgjedhin ata kombinimin e datave apo pozicionin e hotelit, shërbimin për të krijuar një standard më të lartë shërbimi. Janë shumë më kërkues në paketat që zgjedhin. Nuk i referohen vetëm një çmimi ofertë, që del në promocion.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!