Lajme arkiva 2007
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka prezantuar çmimet e reja të energjisë, për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Në seancën dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullatori i Energjisë, specialisti i KESH-it për tarifat Ksedor Çeka, ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike është e domosdoshme për të ndarë përfundimisht KESH-in nga buxheti i shtetit.
Por për kategoritë më të ndjeshme atë të konsumatorëve familjar KESH ka sqaruar se rritja e çmimit do të jetë e pa ndjeshme, nga 7.1 lekë që është aktualisht në 7.3 lekë me tarifat e reja. Ndërsa tarifa mesatare e energjisë për 4 kategoritë është përllogaritur rreth 9.78 lekë. Të gjitha çmimet e propozuara nga KESH-i janë të bazuara në strategjinë afatgjatë të politikave të zhvillimit të sektorit të energjisë e vitit 2003 që parashikon rritje të çmimeve 5% në vit.
Por tarifat e reja të energjisë janë kundërshtuar nga të gjitha grupet e interesit të ftuara në takim të cilët i kanë quajtur ato abuzive dhe të pa bazuara në realitet. Vetëm Autoriteti i Konkurrencës është shprehur në mbështetje të çmimeve të propozuara nga KESH, pasi ato janë një hap drejt kostos reale të energjisë elektrike./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!