“Një konflikt me thika mes disa adoleshentëve, ka rezultuar fatal për një 14-vjeçar, që si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës”, raporton gazetari Merin Maçi.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, rreth 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, ku viktima me iniciale M.C. ishte nxënës.
I mituri i shoqëruar një bashkëmoshatari i tij, është takuar me një djalë të po të njëjtës shkollë, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, me qëllim sqarimin e një konflikti që kishte patur të premten e shkuar.
3 të rinjve u janë bashkuar dhe 4 adoleshentë të tjerë, po të së njëjtës moshë të cilët kanë qenë prezent në momentin e ngjarjes.
Ndonëse takimi ka qenë për sqarim, gjithçka ka agravuar në përplasje verbale e më pas është në përdorimin e thikave, ku për pasojë 3 prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Mes tyre dhe viktima, i cili në tentativë për t’u larguar ka rënë në tokë pak metra larg vendit të ngjarjes.
Ka qenë një kalimtare e rastit që e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në spital, aty ku dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë një prej adoleshentëve, shok me viktimën, mori 4 plagë, një prej të cilave në kraharor dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, aty ku është në gjendje të qendrueshme për jetën.
Ndërsa adoleshenti i tretë që mbeti i plagosur në këtë ngjarje mori një plagë në krah dhe u dërgua në një spital privat.
Nga hetimet paraprake dyshohet që ai të jetë edhe autori i vrasjes së 14-vjeçarit.
Banorë të zonës, por dhe dëshmitarë në vendngjarje shprehen të tronditur për ngjarjen e rëndë, teksa shtojnë se gjithçka ka ndodhur në pak minuta.
Për sqarimin e ngjarjes, policia ka shoqëruar pjesën tjetër të adoleshentëve, pjesë e këtij konflikti, si dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!