[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, vetem pak dite përpara vendimit përfundimtar te Këshillit te Ministrave te Bashkimit Europian, u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.
“Ne besojmë se Shqipëria është gati te ulet ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim, ne besojmë qe Shqipëria i ka përmbushur te gjitha detyrimet, siç i evidenton raporti i KE per ketë faze te këtij procesi, sepse po synojmë për t’u ulur ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim dhe per te hapur nje kapitull te ri te marrëdhënieve tona me BE, nje kapitull i cili pavarësisht dëshirës sone nuk do te mbyllet nesër apo pasnesër.”
Ne nje interpelance me studentet, kreu i diplomacisë shqiptare, i pyetur nëse ka forca politike qe nuk e duan Europen, e mohoi kete gjë.
“Ka aktor politik, siç dëshmoi dhe procesi i Reformës ne Drejtësi, te cilët ne një mënyre a nje tjetër nuk kane lëne gje pa bere per ta kundërshtuar zbatimin e kësaj reforme.”
E duke vazhduar me Opozitën, Bushati e cilësoi keqardhese ate cfare ajo po ben duke mos bashkëpunuar per integrimin.
“Vendimmarrja e BE nuk eshte nje vendimmarrje as per qeverinë as per Edi Ramen. Është per te ardhur keq qe opozita shqiptare ka vendosur nje bast, ka nje ton ultimativ a thua se me 28 do te marr fund çdo gjë dhe me 29 nuk do te lind serish dielli ne Shqipëri.”
Por a është optimist ministri i jashtëm per fundin e qershorit?
“Ne besojmë fuqimisht qe ne fund te këtij muaji Këshilli i BE do t’i hap nje perspektive te qarte Shqipërisë persa i përket këtij procesi, i cili e ritheksoi nuk do te jete një proces i lehte, nuk do te shoqërohet vetëm me te drejta, por do te shoqërohet edhe me detyrime.”
Ещё видео!