Tiranë - Publiku kryeqytetas këtë fundjavë mund të përzgjedhjë një shumllojshmëri aktivitetesh kulturore. Kështu në datat 3 – 4- 5 tetor në Teatrin Kombëtar do të shfaqet "Udhëtim i gjatë drejt natës" të regjisorit Spiro Duni, vepër e cila hap dhe sezonin teatral 2014-2015:
E premtja e 3 tetorit do të sjellë në skenën e TKOB në orën 19.00 baletin La "Stravaganza".
Rivenie e baletit të Angeling Preljocaj dhe 3 pjesë të reja koreografike të koreografëve te rinj të Koreolabos. Baleti do të rivihet në skenë edhe të dielën e 5 tetorit.
Në kuadër të tetorit gjerman në Teatrin Eskperimental do të shfaqet për herë të parë në gjuhën shqipe pjesa teatrale „HamletMakina" e dramaturgut gjerman Heiner Müller.
Regjisori i njohur Stefan Çapaliku e sjell këtë pjesë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental „Kujtim Spahivogli" në bashkëpunim me Qendrën e Gjermanishtes.
Premiera e shfaqjes do të vihet në skenë në datat 4-5-6 tetor në orën 19.00
Në Galerinë Kombëtare të Arteve vazhdojnë të qëndrojnë të hapura ekspozita retrospektive e Simon Shirokës dhe e artistit kosovar Lin Delija, të cilat do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në fund të muajit
E shtuna dhe e diela është e veçantë edhe për fëmijët."Ankimet e Pyllit" është shfaqja e cila do të vihet në skenë posaçërisht për këtë grupmoshë e cila meriton një trajtim special.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!