Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
As ditëlindja e 32-të nuk e bashkoi dot Partinë Demokratike. Për të festuar themelimin Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj zgjodhën të organizojnë aktivitete të ndarë, duke treguar edhe njëherë tjetër për përçarjen e thelle.
Festa për grupin e Alibeajt ishte paradite. Të pranishëm në këtë aktivitet u panë vetëm një grup i vogël deputetësh demokrat, ndër ta Gazmend Bardhi, Flutura Acka, Agron Gjekmarkaj, Kreshnik Collaku, si edhe ish-studentë të dhjetorit.Në fjalën e tij, Enkelejd Aliebaj nuk la pa sulmuar Berishën, duke e akuzuar se po e përdor PD për t’iu kundërvënë Perëndimit.
ENKELEJD ALIEBAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR TE PD
“Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh. Askush nuk duhet të ndihet i joshur për të bërë negociata me këto vlera.
Mendësia komuniste duhet të ishte larguar.”
Ndërsa Sali Berisha vendosi të festojë pasdite. Në aktivitetin per 32 vjetorin e themelimit u bashkuan edhe aleati në opozitë, Ilir Meta, deputetë të PD si edhe mbështetës të kësaj force politike.
Ещё видео!