Kamala Harris dhe Donald Trump do të bëjnë përpjekjet e fundit për të thyer ngërçin mes tyre, ndërsa po shkojnë drejt ditës së zgjedhjeve më dramatike dhe përcarëse për shtëpinë e bardhë në kohët moderne. Megjithë një seri trazirash historike në zgjedhjet amerikane, sondazhet tregojnë se zëvendëspresidentja demokrate dhe ish-presidenti republikan mbeten kokë më kokë në sondazhe ndërsa afrohet dita e zgjedhjeve. Të dy do t'i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e tyre për të ndikuar tek votuesit, me Harrisin, 60 vjeç, që mbajti fjalimin e saj përmbyllës në të njëjtin vend ku Trump mblodhi mbështetësit për të protestuar për humbjen e tij në zgjedhjet e 2020-s, përpara sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 në ndërtesën e kongresit amerikan. Harris fillimisht u fokusua tek një mesazh gëzimi dhe pozitiviteti, pasi në mënyrë shokuese ajo zëvendësoi presidentin Joe biden në garë. Por që atëherë e ka zhvendosur fokusin tek trump, të cilin e ka quajtur një fashist që kërcënon demokracinë. Trump, 78 vjeç, po mbështetet gjithashtu te spektakli në përpjekjet e tij të fundit. Ndërsa gara shkon drejt vijës së finisht, të dy rivalët do të ndalen në shtatë shtetet e fushëbetejës ku vetëm disa mijëra votues mund të vendosin se kush do të drejtojë superfuqinë më të madhe në botë. "Duket si një përplasje e madhe", thotë për AFP John Mark Hansen, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Çikagos. Një SHBA thellësisht e ndarë do të bëjë histori, sido që të jetë: duke zgjedhur presidenten e parë grua, ose duke i dhënë Trumpit një rikthim të bujshëm dhe duke vendosur për të parën herë një person të dënuar nga drejtësia në zyrën ovale. Trump, sipas shumë ekspertëve, pritet të refuzojë sërish rezultatin në nëntor nëse humbet, duke ngritur spektrin e kaosit dhe dhunës në SHBA. Republikani ka dyfishuar retorikën e tij ekstreme, me bazën e tij të krahut të djathtë të nxitur akoma më shumë nga dy tentativat për vrasje që trump u mbijetoi gjatë verës. Trump i ka përshkruar emigrantët si kafshë, është zotuar të krijojë kampe deportimi masiv dhe ka kërcënuar se do të shtypë opozitën, duke i quajtur ata "armiku nga brenda". Ai gjithashtu ka rikthyer premtimin e tij për ta bërë amerikën të madhe sërish me fokus te ekonomia, që ashtu si emigracioni mbetet shqetësim kryesor për votuesit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Trump#Harris
Ещё видео!