Një 29-vjeçar është masakruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Sllatinë të Dibrës. Viktima e dhunës ka mbetur Dukagjin Plaku.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. I riu së bashku me vëllain e tij kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit nën shoqërinë e dy vellëzervë të tjerë, Jurgen e Myrteza Hysa.
Në debat e sipër ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Vëllai i viktimës ka goditur me thikë 24-vjeçarin Myrteza Hysa duke e lënë të plagosur. Ky i fundit, së bashku me villain, janë kundërpërgjigjur duke e goditur me leva dhe hunj 29-vjeçarin Dukagjin Plaku.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe pas 3 orësh ndërroi jetë. Policia ka arresuar të tre personat që u përfshinë në këtë ngjarje të rëndë.
Tv Klan
Ещё видео!