[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Disa tinguj në Teatrin e Operës dhe Baletit ka pritur që t’i performojë për gati 4 dekada. Për Justina Aliajn kjo është një ëndërr e vjetër. E rikthyer pas disa vitesh në atdhe, një vit më parë Justina realizoi një nga ëndrrat e saj, një shfaqje në Teatrin Kombëtar, e para për aktoren e dikurshme të teatrit “Migjeni”. Sot, është koha për një tjetër shfaqje, për të tjera duartrokitje që Justina pret t’i shijojë këtë mbrëmje nga skena e Teatrit të Operës dhe Baletit. Kjo zonjë Shkodre do ta nisë koncertin kështu, me një melodi mjaft të njohur në shëtitoren e qytetit të saj. Ngjitet në skenë për të performuar së bashku me miq e kolegë, disa prej të cilëve i ka edhe vetë surprizë. Koncerti mbërrin në TKOB mbrëmjen e së hënës dhe do të jetë pa asnjë kosto për të gjithë ata që e duan muzikën e bukur qytetare sepse nuk nevoje per bileta. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!