#oranews #edirama #vrasja8vjecarit #KlodianÇalamani #mateovasiu
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar tronditëse ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku 8 vjeçari u rrëmbye dhe vra nga fqinji. Teksa ngushëlloi familjen, Rama kërkoi nga drejtësia të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.
Pak minuta para se të nisej për në Itali, nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, kryeministri i vendit Edi Rama shprehu ngushëllimet për familjen e 8-vjeçarit i cili u vra nga fqinji në Fier.
Kreut të qeverisë ju deshën më shumë së 12 orë për të gjetur fjalët për këtë krim makabër.
Rama: E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit, për të afërmit humbja e vogëlushit Mateo dhe ajo që nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen dhe zemrën e nënës, babait, familljes por pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjen së shpejtë nga policia gjendet sot pas hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe dosmosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!