Lajme arkiva 2005
Qeveria në mbledhjen e saj ka shkarkuar krerët e disa komunave në qarkun e Dibërs që kanë kryer shkelje të rënda ligjore në keqpërdorimin dhe vjedhjen e certifikatave të cilat pretendohen të jenë përdorur për manipulime gjatë zgjedhjeve të 3 Korrikut. Kështu qeveria vendosi shkarkimin e kererëve të komunave të Sllovës, Luznisë dhe Fushqidënit. Qeveria në një ndër mbledhjet e saj të fundit miratoi dhe shitjen e 75% të aksioneve të Albtelecom, kompanisë turke Çalik Energy telekomunikacion.
Tashmë pritet që vendimin final mbi këtë privatizim ta marrë parlamenti i ri. Kryeministri Nano ka zgjedhur që në këtë mbledhje me ministrat e tij të bëjë dhe deklarata politike kundër rivalit të tij Berisha.
Fatos Nano: Gjatë këtyre viteve keni dëgjuar se si lideri i opozitës aktuale në kushtet e mungesës së plotë të dijenisë se si funksionon shteti dhe se çfarë standardesh kemi arritur të vendosim në shërbimin civil në këta 8 vjet, ushtron presione për shthurjen e punës në administratën shtetërore, krahas presioneve absurde, por karakteristike për këtë, ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese si Gjykata Kushtetuese, KQZ etj. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!