Xhuliana Bushi, është vajza 21-vjeçare me origjinë nga Kruja, e cila jeton prej trembëdhjetë vitesh në Itali dhe që me 25 Shkurt 2018, në Milano ka marrë pjesë në sfilatën e stilistes dhe Chiara Ferragni.
Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si u bë pjesë e sfilatës.
“Unë aplikova për të qenë pjesë e kësaj sfilite. Përzgjedhja u bë nga një agjensi që ndodhet në Milano, kërkoheshin 40 vjaza. Unë u përzgjodha bëra disa prova dhe më morën. Të gjitha vajzat që ishin pjesë e sfilatës nuk ishin modele, ishin të thjeshta dhe grimi që kemi patur ka qenë shumë i thjeshtë pas veshjet që do të prezantonim ishin veshje të përditëshme. Kemi sfiduar në skela deri në katin e 6-të. Pozicioni i pallatit i jepte mundësi publikut që të shikonte sfilitën”, tha Bushi.
Ещё видео!