Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar pas gjetjes së një sasie të madhe amianti në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
Gazetari Elton Nika bën me dije për abcnews.al se gjykata ka lënë në burg tre prej të arrestuarëve duke dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për një agjent të shitjes së biletave.
Ndërkohë, për Festim Tafën dhe Elisabeta Çunin është dhënë masa e sigurisë "arrest shtëpie"
Në burg me afat dy mujor janë lënë Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve; Arbër Çuni dhe Kujtim Xhaferllari.
Pak ditë më parë policia konstatoi një sasi të madhe lëndë të rrezikshme në tragetin Vlorë-Brindisi, e cila dyshohet se do të groposej në Shqipëri duke bërë që të arrestonin menjëherë gjashtë persona. /abcnews.al
Ещё видео!