Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që të shkarkojë nga detyra Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prokurori Cani dhe avokati i tij Eduart Halimi nuk ishin të pranishëm në seancën kur u shpall vendimi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shkarkonte nga detyra Canin për arsye se nuk justifikoi me burime te ligjshme pasurinë e tij.
Cani ka zhvilluar një betejë të gjatë në Kolegj, ka depozituar disa kërkesa por Komisioneri Publik nuk u tërhoq nga shkarkimi. Prokurori Besnik Cani, kishte kërkuar pezullimin e procesit të nisur ndaj tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, deri në përfundim të mandatit si anëtar i KLP.
Ndërsa më parë ka depozituar një padi në gjykatën Kushtetuese, ku kërkonte verifikimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes si anëtarë të KPA të dy gjyqtarëve të çështjes, Artan Hajdari dhe Luan Daci. Kërkesat e tij nuk u pranua nga KPA.
Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por ky vendimi i ankimuar me sugjerim të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit nga Komisioneri Publik.
Pas këtij vendimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mbetet me 10 anëtarë. Qeveria e prokurorëve duhet që ta shpallë vakancën dhe të njoftojë zyrtarisht prokurorin e përgjithshëm.
Me pas Kryeprokurori Olsian Çela, do të hapë garën për prokurorët që duan të jenë anëtarë në KLP dhe do të jetë asambleja e përgjithshme e prokurorëve ajo që do të zgjedh se kush do të jetë anëtari më i ri i KLP. Më shkarkimin e Besnik Canit bëhen 3 anëtarë të KLP të shkarkuar nga KPA.
E para ishte Antoneta Sevdari që u zëvendësua nga Vatë Staka, i dyti ishte Gentian Osmani që u zëvendësua nga Esmeralda Cami./abcnews.al
Ещё видео!