Në takimin e fundit të turit të falenderimeve në Berat, ku PS fitoi 5 nga 5 bashki që ka qarku, Rama kërkon nga kryebashkiakët e rinj të mos i marrin për të mirëqena bastionet e tyre. Rasti i Shkodrës është ai që për kryesocialistin rrëzon teorinë e bastioneve tradicionale.
“Ka ndryshuar diçka shumë e rëndësishme më 14 Maj. Ajo hartë që kemi para syve është një hartë që tregon se njerëzit kanë filluar të mendojnë sipas interesit të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm të shikojnë sipas ngjyrës së fanelës së forcave politike”.
Zbulon suksesin e 8 nga 9 palë zgjedhje që ka fituar Partia Socialiste, qëkur ai ka marrë drejtimin në 2005.
“Është sepse ne sapo kanë mbaruar një palë zgjedhje kemi filluar të mendojmë për zgjedhjet e tjera duke mos e konsideruar asnjë fitore një arsye për të fjetur mbi dafina dhe për të vazhduar përpara duke i parë të tjerët nga lart poshtë.
Zbulon po ashtu 2 gjërat që e bëjnë krenar si kryesocialist.
“PS kurrë nuk e ka cenuar as me një fjalë të vetme interesin kombëtar dhe e dyta që PS votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat”.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!