12 gra janë vrarë nga muaji janar deri në tetor të këtij viti në Shqipëri. Rreth 4 mijë denoncime janë referuar në policinë e shtetit gjatë kësaj periudhe. Pavarësisht ashpërsimit të ligjit, dhuna në familje vazhdon të mbetet plagë e hapur. Report Tv sjell dëshminë e një të mbijetuare që rrëfen se traumat e së shkuarës lënë pasoja në të tashmen e këtyre grave.
Fatmirësisht emri i Arjanës nuk renditet ndër 12 gratë e vrara në 10 muajt e parë të vitit 2021. Por të jetuarit me frikë ishte e njëjtë me to. Dhuna në shtëpi është gjëja më e rëndë që përjeton dikush. Vetëm ai që e ka provuar e kupton shumë mirë çfarë do të thotë dhunë në familje. Është një dramë shumë e madhe”, tha e dhunuara.
Përpara se të zbriste në stacionin e fundit për të mos e kthyer më kokën pas, gruaja nga një fshat i veriut të Shqipërisë tregon se si përjetoi dhunë fizike nga babai i vajzës së saj dhe dhunë psikologjike nga familja e tij. Atëherë ishte vetëm një fëmijë, që vinte nga një familje e varfër.
“Me shumë sakrifica na kanë rritur prindërit. Nuk ka ndonjë moment të veçantë. Jemi shumë fëmijë. Kam mbaruar 9-vjeçaren. Në fshat ishte mendimi se vajzat duhet të rrinë në shtëpi. Kështu që nuk e kuptonim shumë vlerën e shkollës. Prindërit thoshin mbaro 9-vjeçaren dhe nuk kemi më mundësi”, tregoi e dhunuara.
Jo vetëm Arjana, por edhe të dhunuarat e tjera e dhunuesit janë kryesisht me arsim 9 vjeçar, rreth 47,9% sipas INSTAT. Megjithatë ata që ndjekin nga afër të tilla procese thonë se sot dhuna po ndeshet jo më pak në familjet me arsim të mesëm e të lartë.
“Në familjet në shtresa të mira ekonomike ka dhunë, por më e ndjeshmja është tek ato me vështirësi ekonomike dhe sociale. Problemet bëhen sëbashku” tregoi psikologu klinik, Elidon Shehu.
Arjana është shembulli i vajzave që fejohen ashtu siç ndodh rëndom në ambientet ku ajo u lind e u rrit, shpejt e shpejt, e po me atë vrap nisi bashkëjetesën , pa patur kohë as të reflektonte se në derën e kujt kishte hyrë.
Ещё видео!