#oranews #5maji #prishjenbanesat5maji #5majitirane #bashkiatirane
Fadromat mësyjnë banesat në rrugën “5 majin” në kuadër të projektit të rindërtimit. Por banorët të cilëve po u shembet banesa dolën sot në protestë pasi akuzojnë bashkinë e Tiranës për mungesë transparence.
Ata thonë se përfaqësues të pushtetit lokal i kanë shkuar disa herë muajt e fundit dhe u kanë kërkuar të lirojnë banesat pasi do të shemben bazuar në VKM-në e post-tërmetit të vitit 2019. Qytetarët bënë të ditur se pavarësisht njoftimit për shembjen e objekteve, bashkia nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje për vendstrehimin e tyre të ardhshëm dhe as për kompensimin e pronave që po u shemben tani.
“Po na prishen shtëpitë dhe nuk na thuhet se ku do të shkojmë. Këtu po prishen shtëpitë dhe po bëhen pallat por nuk na garantohet që do të na japin hyrje.
Pallatet po shiten, me 1200 metri katrorë dhe duke i porositur që të mos thonë se po e blejnë por janë familje që janë dëmtuar nga tërmeti. Janë 10 pallate që po shiten e janë bërë gjoja për tërmetin. Po na prishin shtëpitë por të na fusin tek pallati” thotë një banor.
Një tjetër thotë se bashkia i ka marrë pronën dhe ia ka dhënë dikujt tjetër “Po na merret toka dhe prona jonë e po vendosen të tjerët”
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!