Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Nga Shkodra ku kreu homazhe për masakrën e 2 Prillit 1990, lideri historik I demokratëve Sali Berisha tha se opoziota do të rikthet fuqishëm në misionin e saj, cka do të bëjë që qeveria Rama ti ketë ditët e numëruara.Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Sali Berisha ishte I qartë se opozita nuk do të votojë asnjë kandidat për president të vjen si propozim I qeverisë.Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për President. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Sali Berisha hodhi poshtë cdo mundësi bashkpunimi me Ramën, pasi sipas tij me armikun nuk mund të këtë një të tillë.Konsensusi me Edi Ramën është si të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë i dal.Ish kryeministri bëri thirrje edhe për bashkimin e partisë, si e vetmja mundësi për të rrezuar atë që Berisha e gjuan regjimi i Edi Ramës.Është koha që të bashkojmë forcat energjitë tona përballë një regjimi, e dhe njëherë e them, se përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi dhe është shumë e thjeshtë të thuash për tre të rinj se kanë formuar organizatë kriminale se përbëjnë vepra të paduhura, kurse kur janë me kollaro e kostume, ky kategorizim, pavarësisht se vjedhin në zinxhir, pavarësisht se ndajnë qindra miliona me njeri tjetrin, kjo nuk përbën organizatë, kjo nuk është organizatë!!! Kjo është super-organizatë!”
Ещё видео!