Sasia më e madhe e grurit të mbjellë në tokat e Myzeqesë shkon për prodhimin e bukës. Fermerët e çojnë produktin te fabrikat e miellit dhe sigurojnë nevojat familjare për bukë për një vit.
Por grumbulluesit e grurit ankohen se prodhimi i këtij viti është me cilësi të dobët. Sipas tyre, gruri nuk ka lëndët e nevojshme ushqyese.
Fara shqiptare e grurit po zhduket dhe ajo është zëvendësuar me atë të importit. Fermerët pranojnë se nuk këshillohen me specialistët e bujqësisë për farën që mbjellin në tokat e tyre.
Fermerët në Lushnjë shtuan këtë vit sipërfaqet e mbjella me grurë. Por megjithatë nuk morën sasinë që prisnin për shkak të rendimentit të ulët.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!