FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ku është ndalur në Fier dhe është takuar me përfaqësures të biznesit të vogël e të mesëm.
Gjatë fjalës së tij Basha është ndalur tek ekonomia, ku sipas tij ajo ka pësuar rënie dhe shumë biznese janë mbyllur në vitet e fundit.
“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet e gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël. Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit. Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh Basha.
Më tej Basha i ka bërë një premtim dhe biznesit të vogël, duke thënë se kur PD të vijë në pushtet, nuk do t ëketë më kontrolle nga tatimorët. Sipas numrit një të opozitës mund të konsiderhet dhe si vepër penale, nëse tatimorët zhvillojnë kontrolle tek bizneset.
“Moratorium për inspektoriatet të cilat do të pezullohen për tu riformuar. Me vendosjen e pullës tek biznesi i vogël tatimprët s’do kenë punë më tek bizneset, madje mund ta klasifikojmë si vepër penale. Kasa fiskale nuk do të ketë më këtë funksion. Do të ndërpritet transferimi i të dhënave në ministrinë e finanacave dhe nuk do të paguani më koalidimin e kasave”, u shpreh kreu i PD.
Ещё видео!