Personat që duan të bëjnë vaksinën e gripit por nuk janë pjesë e kategorive që i përfitojnë falas nga shteti, duhet të presin, pasi ende në tregun privat nuk kanë ardhur. Sipas farmacistëve kjo mungesë nuk është vetëm për Shpipërinë por dhe për shumë vende europiane.
“Kërkesat na kanë nisur që në gusht. Por vaksina nuk ka ardhur ende. Pritet të vi në fund të tetorit në fillim nëntori”, shprehet farmacistja Teuta Meçi.
Vaksina që pritet të futet në tregun faramceutik do të ketë 4 shtame, ndërkohë që ajo që ka nisur të bëhet falas ka 3 perberes viral të gripit sezonal, dy të tipit A dhe një të tipit B. Sa i përketë çmimit kjo është ende e paqartë me çfarë vlere do të hyjnë në tregun vëndas.
Po nëse i referohemi vitit të shkuar në treg kishte dy vaksina dhe cmimiet varionin nga 800 në 1400 lekë të reja. Por kush janë kategoritë që duhet të bëjnë vaksinën?
Adoleshentët e shëndetshëm, të rinjtë dhe personat deri në 65 vjeç që nuk kanë sëmundje kronike nuk kanë arsye përse ta bëjnë. Me përjashim të atyre që punojnë në sektor si arsimi dhe shëndetësia.
Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!