Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake zbarkuan në Velipojë. Nisi aksioni për verifikimin e kontratave dhe licencave për ndarjen e hapësirës në një nga plazhet më të frekuentuara në veri të vendit.
Forcat policore, monitoruan situatën dhe verifikuan dokumentacionin nëse ndarja e plazhit është bërë në rregull. Aksioni në ditën e parë hasi edhe në kundërshti.
Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Bregdetit deri tani nuk janë hasur problematika.
Në këtë zonë operojnë 30 subjekte me licenca 5 vjeçare ndërsa të tjera kanë marrë të drejtën për të shfrytëzuar hapësirën bregdetare për 1 vit. Pjesë e aksionit të monitorimit u bë edhe prefektja e Shkodrës.
“Kjo është një fazë e vazhdueshme që bëhet, aplikimi për të marrë lincencën subjektet është hapur që në muajin Nëntor.”
2 vite më parë, në Qershor të 2021, në Velipojë humbën jetën 4 persona dhe 3 të tjerë u plagosën pasi dy familje u përplasën për ndarjen e plazhit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!