Pas krijimit të Konfederatës Opozitare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shprehur se janë bërë të gjithë bashkë për të rrëzuar qeverinë që drejtohet nga kryeministri Edi Rama si dhe për t’u bërë një alternativë e besueshme për shqiptarët.
Gazment Bardhi: Sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe për t’u bërë një alternativë e besueshme për shqiptarët. Ka qenë i hapur diskutimi për çdo parti. Ka qenë iniciativë e partive aleate që është mbështetur nga PD dhe ka qenë Duka që ka kontaktuar me cilindo që është në opozitë.
Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Bardhi është shprehur se arsyeja pse qeveria është forcuar më tej ka qenë edhe për shkak të përçarjes së opozitës. Bardhi ka bërë thirrje që të bëhen të gjithë bashkë për të qenë më të fortë dhe për unifikuar aksionin e tyre politik.
Gazment Bardhi: Kush ndjehet në opozitë e vetmja rrugë për t’u forcuar është që të bëhemi të gjithë bashkë. Nuk shikoj asnjë rrugë tjetër për t’u përballur me një qeveri që është forcuar më tej dhe për përçarjen e opozitës. Do të duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të fortë dhe për të unifikuar aksionin tonë politik.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!